Radhë të gjata për pasaporta

26/10/2010 16:45

Qytetaret që aplikojne per pasaporten biometrike  mund te mos drejtohen vetem ne minibashkine apo bashkine,banore te se ciles rezultojne,  per te mos pritur radhet e gjata qe mund te jene krijuar ne te.

Drejtori i pergjithshem i Gjendjeve Civile Armand Teliti  shprehet se radhet e gjata krijohen edhe per faktin se qytetaret paraqiten ne oraret e mëngjesit kur eshte dhe piku nderkohe qe ne oret e mesdites bie fluksi .

“Sistemi shqiptar i aplikimit, duke qene se eshte i lidhur online me regjistrin kombetar te gjendjes civile, ben te mundur qe cdokush mund te aplikoje ne cdo zyre te gjendjes civile prane baneses se tij, kudo qe sheh se ka me pak radhe”, u shpreh Teliti.

Ne te gjithe vendin numerohen rreth 10 mije persona qe alikojne per pasaporta nderkohe qe per momentin prodhohen vetem 3000 pasaporta ne dite. Punonjesit e zyrave te aplikimit punojne sipas orarit zyrtar 8- me 16, por ne disa prej tyre kompania Sazhem ka lene vetem nje punonjese e cila nuk arrin te perballoje fluksin e madh te aplikuesve.

Top Channel