Në mësim me armë

22/10/2010 15:20

Pas incidentit të ditës së djeshme në Kamëz, rikthehet në skenë mungesa e sigurisë në shkolla.

Sherret mes te rinjve duken te pashmangshme ne shkollat e mesme. Adoleshentet tregojne se zenkat ndodhin kryesisht per vajzat, por keto grindje shpesh behen te rrezikshme per shkak se shume nxenes futen ne mjediset e shkolles me mjete te forta dhe arme te ftohta si doreza, thika, apo edhe arme.

Por cili eshte roli i uniformave blu, dhe a duhet te qendrojne ata ne shkolle, gjate gjithe orarit te mesimit? Nxenesit shprehen se prania e tyre eshte e domosdoshme, pasi qendrimi, apo patrullimi i makinave per pak minuta apo ore, nuk i ben te ndihen shume te sigurt.

Incidenti qe ndodhi ne shkollen profesionale te Agrobiznesit ne Kamez, nuk eshte i vetmi. Vetem ne Tirane jane regjistruar disa incidente te tilla, me pasoje plagosje apo vdekje te te rinjve.

Top Channel