Protestat e opozitës pas vendimit për vizat

20/10/2010 15:15

Opozita do të rinisë protestat masive në të gjithë vendin pas vendimit në nëntor të Këshillit të Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.(UPDATE)

Gjate tryezes se opozites, Partia Socialiste ka marre mbeshtetje te plote nga te gjithe aleatet e saj ne vendimin per te mos marre pjese ne tryezen e thirrur nga kryeministri per reformen zgjedhore. Sipas zedhenesit te Opozites së Bashkuar, Prec Zogaj, me pare duhet te kryhet transparenca e plote e zgjedhjeve te shkuara, e me pas konkluzionet e hetimit duhet te reflektohen ne kodin e ri.

“Gjithsekush është i lirë të ndërmarrë vendimet e veta politike por duhet të jemi serioz dhe të kuptojmë se transparenca e zgjedhjeve i kërkohet si kusht Shqiperisë për të vazhduar në rrugën e integrimit evropian”, tha Zogaj.

Opozita e Bashkuar ne protestat e reja do te synoje kete here largimin e qeverise, te cilen ata e lidhin me manipulime ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Top Channel