Mbeturinat, deri në 2025, do të riciklohen 50 %

20/10/2010 16:10

Ministria e Mjedisit, në strategjinë e saj të fundit ka saktësuar se  edhe pse prodhimi i mbetjeve në Shqipëri është nën nivelet mesatare krahasuar me tregun e Bashkimit Europian, ambienti është më i ndotur për shkak të nivelit të ulët të përpunimit.

Në gjithe vendin prodhohen 853 mije tone mbetje ne vit dhe vetem 7 deri ne 10 % e tyre aktualisht riciklohen. Tirana kryeson në prodhimin e mbetjeve me rreth 256 mijë tonë në vit, çka përkon me 1.5 kg mbetje në ditë për fryme. Drejtori i Politikave ne Ministrine e Mjedisit, Pellumb Abeshi ka sqaruar se deri ne vitin 2025 ne Shqiperia duhet te arrije ricikilimin e 50 % e mbetjeve ne vend.

Ministria e Mjedisit ka rishikuar legjislacionin per menaxhimin e mbetjeve ne vend, i cili do te kaloje per pak kohe edhe ne tryezen e Keshillit te Ministrave. Ne keto projektligje, kerkohet qe mbetjet te ndahen sipas kategorive qe ne burim.

Top Channel