Schumacher: Heq kapelen para një talenti si Vettel

19/10/2010 15:40

Michael Schumacher përgëzoi bashkëpatriotin e tij, Sebastian Vettel, për fitimin e titullit botëror të Formula 1, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në internet.

“Vettel luftoi gjatë të gjithë kampionatit për fitoren dhe dha maksimumin e tij. Meriton respekt për këtë. Heq kapelen para një talenti të tillë”, tha Schumacher.

“Me Sebastian njihem prej shumë kohësh, jemi miq dhe prandaj jam i lumtur për të”, shtoi piloti gjerman i Mercedes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA