Partia Demokratike e Kosovës dëshiron që zgjedhjet e parakohshme në vend të mbahen në dhjetor, para fundit të vitit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave nga ana tjetër janë ndërkombëtarët që nuk preferojnë dhjetorin.

“Pas daljes së LDK-së nga koalicioni, partia e vetme që ka mbetur në pushtet, PDK, po bën presion që zgjedhjet të mbahen më 5, 12 apo 19 dhjetor”, njoftojnë burimet.

Megjithatë, sipas tyre, diplomatët perëndimorë janë të mendimit se cilësia e zgjedhjeve është më e rëndësishme se data e mbajtjes.

Top Channel