Ekonomia, Rama: Berisha fsheh abuzimet

15/10/2010 13:05

Kryetari socialist Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi se mungojnë 200 milionë dollarë në buxhetin e shtetit për shkak të keqqerisjes.

Shefi i socialistëve akuzoi kryeministrin Sali Berisha se është i shkëputur nga realiteti ekonomik i shqiptarëve, të cilët jetojnë në varfëri.

“Berisha kërkon të vendosë nën kontroll të drejtpërdrejtë cdo qindarkë të mbledhur. Të dhënat e
buxhetit faktik janë ndryshuar nga kryeministri për të fshehur abuzimet”, tha Rama.

Sipas kreut socialist diferencat mes buxhetit 2009 dhe fakteve janë tronditëse, ndërsa shprehu shqetësimin për varfërimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga keqqeverisja e oborrit të qeverisë.

Top Channel