Ultranacionalistët, Blatter kritikon Italinë

13/10/2010 19:45

“Nëse Italia do të vepronte si anglezët kundër hooligan-ëve, ajo që ndodhi në Xhenova nuk do të ndodhte”. Kështu është shprehur numri një i FIFA-s, Blatter.

Duke kujtuar masat e marra në vitet ’80 për të luftuar fenomenin e dhunës me rastin e ndeshjeve të futbollit, Blatter ka theksuar se “Anglia i ka treguar botës se si ta luftosh dhe ka kërkuar që edhe vendet e tjera të ndërtojnë stadiume moderne dhe të sigurtë”.

Ndërsa presidenti i UEFA-s, Platini ka deklaruar si ndihej i shokuar.

“Kam mbetur i shokuar nga imazhet e djeshme të Itali-Serbi”, tha ai.

“Jam duke pritur rezultatet e hetimit dhe vendimet e Displinës dhe i kujtoj të gjithëve se UEFA ndjek një linjë tolerance zero ndaj dhunës në stadiume. Bashkëpunimi i autoriteteve është çelësi për të luftuar këtë plagë dhe këtë do ia kërkoj niveleve më të larta që janë të interesuar”, theksoi Platini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA