Shkodër, burg pa afat vrasësve

11/10/2010 14:30

Dy autorët e dy vrasjeve të ndryshme të ndodhura brenda 24 orëve në Shkodër u lanë në burg pa afat nga gjykata.

Gjelosh Mehmetaj u kap në flagrancë pasi vrau bashkëshorten e tij duke e prerë me thikë në fyt. Ne burg pa afat gjykata ka lene edhe shtetasin Mark Njemza, 21 vjec i cili u kap menjehere pas vrasjes se 26-vjecarit Dritan Prroni per gjakmarrje.

Vrasjet tronditen qytetin e Shkodres per shkak se njera prej tyre ndodhi ne qender te qytetit ne zonen pedonale gjate kohes kur aty ndodheshin shume njerez, si dhe nje grup turistesh te huaj. 26-vjecari Dritan Prroni, pastor i kishes ungjillore ne Shkodër kishte sfiduar friken e gjakmarrjes duke mos u ngujuar, por fatkeqesisht ai u vra dhe aksidentalisht u plagos edhe nje kalimtar.

Autori u prangos ne vendgjarje nga policia e cila saktesoi se gjithcka ndodhi per gjakmarrje. Xhaxhai i viktimes kishte vrare ne vitin 2005 vellane e autorit te krimit, nje ish-polic rrugor pas nje sherri te castit ne nje lokal ne periferi te qytetit te Shkodres.

Top Channel