Formacioni kundër Bjellorusisë

11/10/2010 20:45

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Bjellorusinë, me të cilën do të diskutojnë dhe vendin e dytë në grupin D.

Pas mungesave të deklaruara, pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e plotë.

Në provën e fundit, trajneri Mustedanagic ka provuar dhe formacionin që pritet të jetë në fushë ditën e martë që nga minuta e parë.

Porta do t’i besohet sërish veteranit Arjan Beqaj, ndërkohë që mungesën e Canës pritet ta mbulojë Admir Teli.

Mesa duket shkodrani ka fituar duelin me bashkëqytetarin e tij Elvin Beqiri për të qenë në formacionin e parë.

Në pjesën tjetër të këtij reparti do të jenë Vangjeli, Dallku dhe Agolli.

Mesfusha do të jetë e mbipopulluar, Lila, Lika, Bulku Duro dhe Skela.

Kapiteni mund të jetë pak më i avancuar dhe pritet të ndihmojë Salihin në gjetjen e golit, sulmuesi i vetëm i Shqipërisë në këtë sfidë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA