Dede rikthehet te Tirana

11/10/2010 15:00

Nevil Dede rikthehet te Tirana si trajner i 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Rezultatet jo të mira të këtij fillim sezoni për bardheblutë, që më shumë erdhën si pasojë e atmosferës së brendshme jo pozitive, kanë sjellë largimin e Sulejman Starovës nga pankina e Tiranës.

Ai kishte marrë drejtimin e bardhebluve në fazën e tretë të sezonit të shkuar kur në atë periudhë kryeqytetasit ishin jashtë objektivave kryesorë dhe largohet nga drejtuesit e kësaj skuadre pas 6 javësh të kampionatit, duke e lënë Tiranën në vendin e gjashtë në kuotën e 8 pikëve.

Mungesa e rezultateve dhe mos grumbullimi i 50% të pikëve në këto javë të para, kjo ka qenë arsyeja e bërë publike nga drejtuesit e Tiranës për largimin e Starovës. Ndërkohë Nevil Dede edhe pse i larguar me polemika në sezonin e shkuar kur ishte zevendestrajner, rikthehet në këtë edicion me optimizëm, duke lënë postin e ndihmës trajnerit te Skëndërbeu i Mucës.

Dede do të jetë trajneri i 17-të në këto 6 vite që Tirana drejtohet nga Refik Halili. Në prezantimin e tij ai është shprehur optimist për ta rikthyer këtë skuadër në vendet e para të klasifikimit dhe për ta futur në garën për titullin kampion, duke i cilësuar si objektivat kryesorë të kësaj aventure të re të Tiranës të udhëhequr nga Nevil Dede.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA