Berisha: Opozita nuk do drejtësi
10/10/2010 12:10
Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur jugun e vendit për ta kaluar fundjavën, duke mos kursyer as kritikat për opozitën.
Gjatë ndalesës në qytetin e Gjirokastrës ku shefi i qeverisë viztoi monumentet e kategorisë së parë, kalanë dhe pazarin karakteristik të qytetit, Berisha tha se këtë vit qeveria ka investuar 17 herë më shumë se gjatë 8 viteve të fundit. Kreu i ekzekutivit nuk la jashtë vëmendjes as opozitën dhe refuzimin që i bëri votimit në parlament të ligjit për Gjykatën Administrative.
“Opozita duhet të tregohet e ndershme ndaj ligjit”, tha ai, Më tej, Berisha sulmoi kundërshtarët politikë, duke theksuar se me kundërshtimin që po i bën ligjit, opozita tregon se nuk do drejtësi.
Top Channel