Lushnjë, flakët shkrumbojnë 3 makina

09/10/2010 01:25

Tre makina të parkuara në qendër të qytetit të Luzhnjës morën flakë dhe u shkrumbuan totalisht pak pas mesnatës.

 Sipas informacioneve 3 makinat janë të tipeve, Audi, Mercedes Benz dhe Smart. Brenda pak minutash zjarri u vu nën kontroll nga zjarrëfikëset duke mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të demeve.

Ende nuk dihen shkaqet e nisjes së zjarrit. Policia e Lushnjës ka nisur hetimet dhe paraprakisht nuk përjashtohet edhe mundësia e zjarrëvenies së qëllimshme.

Top Channel