Lezhë, vagonat çisternë dalin nga shinat

09/10/2010 00:30

Dy vagona të një treni që kishin si destinacion Zagrebin përfunduan jashtë shinave në afërsi të fshatit Zejmen në Lezhë.

Treni i cili tërhiqte vagona çisterna për transportin e gazit ishte nisur nga Durrësi në orët e natës, ndërsa rreth orës 2 pas mesnate dy prej vagonave dolën nga shinat duke rrezikuar edhe vagonat e tjerë.

Fatmirësisht çisternat nuk ishin të mbushura me gaz. Aksidenti bllokoi lëvizjen e trenave në këtë aks deri në mbërritjen e një mjeti që rivendosi vagonat në shina.

Top Channel