Vizat, Basha takohet me Alic

08/10/2010 16:40

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka deklaruar pas takimit me homologun boshnjak vetëm një ditë pas votimit në Parlamentin Europian për heqjen e vizave, se të dy vendet duhet të tregojnë në vazhdim se e kanë merituar këtë vendimin.

“Heqja e vizave do të thotë më shumë përgjegjësi qoftë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, qoftë standardeve të tjera. Kthim pa hezitim të cdokujt që shkel rregullat”, u shpreh Basha.

Edhe ministri boshnjak ka mbeshtetur vazhdimin e reformave si edhe lehtesimin e qytetareve respektive per udhetim ne Bosnje apo Shqiperi vetem me karta identiteti.

“Ne kishim nje udherrefyes me nje numer te madh kerkesash dhe 80 % e ketyre kerkesave ishin pergjegjesi e ministrive te Brendshme. Ne fakt ne kemi dy perfitime nga ky proces, se pari heqjen e rregjimit te vizave, se dyti kemi krijuar nje legjislacion shume te mire per qytetaret dhe vendet tona. Mendoj se hapi tjeter eshte te lehtesojme komunimimin mes qyterareve tane dhe te udhetojme ne rajon vetem me dokumenta identiteti”, tha ministri i Brendshëm boshnjak, Muhidin Alic.

Me heret ministri i Brendshem i Bosnje Hercegovines u prit edhe nga presidenti i Republikes zoti Bamir Topi, me te cilin u diskutuan ceshtje ne interes te perbashket duke qene se te dy vendet kane te njejtat sfida perpara ne ambicjet e tyre integruese.

Top Channel