Posta, hapet Qendra e Shërbimeve Universale

08/10/2010 18:45

Posta Shqiptare ka përuruar “Qendrën e Shërbimeve Universale”. Në këtë ceromoni kanë marrë pjesë kryeministri Berisha dhe përfaqësues të administratës dhe kompanish private.

Kryeministri Berisha tha se kjo qendër moderne e shërbimit postar është pjesë e përgatitjeve të Shqipërisë për futjen në Bashkimin Europian.

Kjo qendër kryen 50 lloje shërbimesh nga 77 shërbime që kryen gjithësej Posta Shqiptare.

Nëpërmjet sistemit GPS/GPRS të instaluar në këtë qendër, bëhet i mundur monitorimi në kohë reale i lëvizjes së automjeteve të postës, trafiku, ndalesat për shërbimet postare, etj, duke rritur në këtë mënyrë cilësinë e shërbimit.

Nga kjo qendër bëhet gjithashtu monitorimi i të gjitha zyrave qëndrore dhe pikave të përpunimit të objekteve në të gjitha filialet e postës, duke bërë më të sigurta shërbimet e ofruara. Modernizimi i Postës Shqiptare ka bërë që ajo të jetë një nga postat më prestigjoze të rajonit.

Top Channel