Rrjet i ri për punësimin social

06/10/2010 20:05

Bashkia e Tiranës ka krijuar një rrjet për punësimin social, ku nëpërmjet një marrëveshjeje me 8 organizata të rëndësishme në fushën e formimit profesional u kërkohet këtyre të fundit që të kenë në fokus trainimin dhe punësimin e të rinjve, grave me probleme sociale, personave me aftësi të kufizuara, si dhe kategori të tjera në nevojë.

“Ky rrjet, që ne dëshirojmë të krijojmë në bashkëpunim me këto organizata, do të marrë jetë në këtë qëndër që është një nga shembujt më të shkëlqyer të përpjekjeve brenda shoqërisë për të ngritur ura që lidhin njerëzit në nevojë dhe njerëzit e braktisur, përmes edukimit dhe punësimi”, ka deklaruar kryetari i bashkisë, Edi Rama.

Nëpërmjet këtij projekti bashkia e Tiranës synon të mënjanojë përjashtimin social të këtyre kategorive, duke tentuar zbutjen e papunësisë dhe efekteve të krizës ekonomike, si dhe integrimin e këtyre personave.

Rrjeti i punësimit social do të punojë për ndërmjetësimin e punësimit në punëdhënës të tjerë publikë dhe privatë.

Top Channel