Reshjet dëmtojne tunelin e Kalimashit

06/10/2010 15:15

Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme edhe në tunelin e Kalimashit.

Si pasojë e rritjes së prurjeve në lumin Fan ujërat kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur disa godina në ballë të tunelit në Thirrë. Ujërat kane vershuar me nje sasi te madhe materialesh inerte duke rrafshuar gati gjithe ndertesen qe sherbente per mbajtjen e transformatoreve si dhe paisje te tjera logjistike ne sherbime te tunelit.

Menjehere specialistet e firmes qe monitorojne tunelin kane marre masa per uljen e thikave per te shmangur shkarkimet elektrike.

Tuneli aktualisht po furnizohet me energji elektrike nepermjet linjave te tjera rezerve. Ujërat dhe materialet inerte kane demtuar edhe argjinaturen e tunelit si dhe nje pjese te murit dekorativ te tij. Nderkohe nje eskavator dhe nje fadrome po punojne per hapjen e shtratit te lumit si dhe heqjen e materialeve inerte. Ujërat kane shkaktuar demtime te shtresave mbrojtese te tunelit edhe nga ana tjeter e hyrjes nga Kalimashi.

Vershimi i ujrave ka sjelle çarje te argjinatures ne balle te galerise jugore. Ne terren po punohet per eliminimin e pasojave dhe per ndertimin e barrierave per te penguar vershimin e ujrave te lumit Fan.

Top Channel