Dëmtohet rruga Shkodër-Hani i Hotit

06/10/2010 15:00

Rruga që lidh Shqipërinë me Malin e Zi është ndërprerë, pasi reshjet e shiut kanë shkatërruar një segment të rrugës nacionale Shkodër- Hani i Hotit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Per pasoje rruga ne vendin e quajtur ‘Ura e Vrakes’ eshte bere e pakalueshme. Ura ishte prishur per te ndertuar nje rruge te re, por ardhja e stines se reshjeve e ka nxjere jashte funksionit vendkalimin provizor ndertuar nga firma zbatuese e projektit.

Rreth ores tre te mengjesit ndersa rruga po shembej aty ka kaluar nje automjet. Per fat pasagjeret munden te dalin nga makina te cilen e mori rrjedha e ujit, ndersa personat qe udhetonin me te shpetuan edhe fale ndihmes se kalimtareve.

Ne te dyja anet e rruges eshte krijuar nje radhe e gjate me mjete, kryesisht trajlera qe sjellin apo dergojne mallra ne Malin e Zi. Per momentin eshte duke u perdorur nje rruge dytesore fshati per te bere te mundur qarkullimin e automjete te vogla.

Top Channel