Pedagogët më të paguar në Kosovë se në Shqipëri

05/10/2010 17:10

Për të qenë një profesor, duhet jo vetëm të kesh mbaruar shkollën e lartë me rezultate të larta, por duhet edhe të specializohesh për disa vjet.

Nese ke arritur rezultatet e duhura dhe je përzgjedhur në konkurs, fiton të drejtën e për të patur një vend në stafin pedagogjik të universiteteve publike. Por sa i paguar eshte ky profesion ne Shqiperi dhe ne Kosove, vendi i cili te ardhurat per fryme ne vit i ka 3 mije euro, ndersa Shqiperia 2-fishin e saj.

Në pagat e stafit akademik,ne universitetin  publik te Prishtines, rektori merr vlerën bruto prej 1500 euro,  prerektori 1450 euro, profesori 1430 euro. Paga e nje asistenti te ri eshte 559 euro. Ndersa pagat e stafit akademik të Tiranës janë më të ulëta dhe diferenca është e ndjeshme.

Te ardhurat ekonomike te pedagogevve jane te uleta, aq sa per shume per shume prej tyre blerja e nje apartamenti eshte nje enderr e paarritshme.Me shume se 20 pedagoge jetojne ne konvikte prej shume vitesh, sebashku me familjet e tyre te reja.

Top Channel