Pedagogët s’paguhen, Kule: Vendim i paprecedent

04/10/2010 15:30

1500 pedagogë dhe punonjës të administratës të universitetit të Tiranës nuk janë paguar për muajin shtator.

Rektori i universitetit te Tiranes, Dhori Kule sqaron se Ministria e Financave ka ngrire llogarite e universiteteve dhe arsyeja e ketij veprimi eshte krejtesisht i pashpjegueshme.

“E konsiderojmë papërgjegjshmëri mosdhënien e pagës. Nuk kemi marrë asnjë sqarim për lënien e profesoratit pa pagë. Këtë lloj vendimmarrje nuk arrijmë ta konceptojmë”, tha Kule.

Senati akademik ka vendosur te kompensoje nga te ardhurat dytesore vetem 1.8 milion euro, duke kerkuar qe pjesa tjeter e parave te gjendet nga Ministria e Arsimit. Fondet dytesore ka sqaruar Kule do te perdoren per te ndertuar kampusin e ri universitar

Rektori i universitet te Tiranes ka theksuar se ky akt i paprecedent ka nxjerre pa pune gjithe profesoriatin, pak dite para se te nise viti i ri akademik.

Top Channel