Fondi për shoqërinë civile

02/10/2010 17:00

Për herë të parë Agjencia qeveritare për Mbështetjen e Shoqërisë Civile bëri prezantimin e fushave ku do të financohen projektet e OJF-ve.

Sipas drejtorit ekzekutiv të kësaj agjencie, Rudi Bobrati, kjo agjenci synon nxitjen dhe bashkëpunimin me oraganizatat jo fitimprurëse dhe qeverisë.

“Këto janë dhjetë pikat, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trajtimit të viktimave të saj, kundër dhunës në familje, mbrojtjes së fëmijëve, nxitja e qytetarëve në veprimtari dhe pjesëmarrja e tyre në edukimin dhe kultivimin e ndjenjës komunitare, ndërtimi i kapaciteteve në fushat e zhvillimit social ku mungon prania e veprimtarisë së shoqërisë civile, zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial dhe i bashkëpunimit ndërmjet organizatave të ndryshme. Nisma lobuese që promovojnë interesat e qytetarëve apo grupeve të qytetarëve, nisma të shoqërisë civile në ndihmë të punësimit që parandalojnë apo frenojnë tregun informal të punës si dhe rritjen e ndikimit të shoqërisë civile në proçesin e hartimit, vendimarrjes dhe monitorimit të politikave publike”, është shprehur drejtori ekzekutiv i AMSHC-së, Rudi Brobati.

Agjencia do të ndjekë një tjetër proçedurë për pranimin e projekteve.

Pobrati sqaroi se fillimisht do të pranohen vetëm koncept-ide të cilat do të seleksionohen dhe shpallen publikisht më 30 tetor në atë që ai e cilësoi si panairi i ideve.

Më pas, për koncept-idetë e kualifikuara, deri më 15 nëntor, do të dorëzohen projektet e plota.

Pobrati tha se i gjithë proçesi do të jetë terësisht transparent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA