Kasat, Bode: Njerëzit e Ramës

30/09/2010 15:50

Kasat fiskale kanë vijuar të jenë teme e nxehtë e debatit politik, në Kuvend dhe jashtë tij.

Ministri i Financave Ridvan Bode ka shpjeguar procedurat dhe afatet e procesit te vendosjes se kasave dhe deklaroi se emrat e kompanive që po operojnë në treg, sipas tij, kanë lidhje me krerët socialistë dhe jo me qeverinë.

Por opozita, përmes deputetes Mimi Kodheli deklaroi se ministri nuk shpjegoi asnjë kriter, ndërsa publikoi konkluzionet e hetimit të vetë qeverisë kohë më parë, ku procesi cilësohej si me probleme.

“Urdhri i Ministri të Financave, nr. 48 datë 5.8.2008 ‘Për procedurat e Aplikimit dhe Autorizimit të Shoqërive të Autorizuara’, nuk ka përcaktuar kritere të sakta dhe të qarta, lidhur me kualifikimin apo skualifikimin e subjekteve pjesëmarrëse si dhe sasinë e pikëve që duhet të marrë një shoqëri për kualifikim. Urdhri rezulton të jetë i mangët, duke lenë hapësira për vlerësime dhe kualifikime eventuale të operatoreve ekonomike, jo korrekt dhe të pa kualifikuar. Ky fakt ka sjellë praktikisht si pasojë, kualifikim të shoqërive që nuk kane kapacitetet e mjaftueshme për kryerjen e këtij shërbimi. Së dyti, në konkluzionet e këtij raporti, denoncohet qartësisht se shpallja fitues, autorizimi dhe lidhja e kontratës me një kompani që ushtron aktivitetin në Korçë, ka qenë thellësisht e pa ligjshme, haptazi në kundërshtim me vendimet e qeverisë dhe me vetë udhëzimin e Ministri të Financave”, tha Kodheli.

Top Channel