Bllokimi i aseteve kriminale

30/09/2010 16:45

Ministri i brendshem Lulzim Basha ka deklaruar se në bllokimin e aseteve kriminale gjatë ketij viti, nuk kanë munguar kërcënimet e politikës dhe të njerëzve të krimit.

Basha paralajmeroi se keto kercenime parashikohen qe nuk do te ndalen dhe se, policia eshte e vendosur qe te vazhdoje luften ndaj tyre.

“Kjo eshte një faze teper e komplikuar ne luften ndaj krimit te organizuar. Lufta do te vazhdoje me tolerancë zero, asetet e krimit do te konfiskohen”, tha Basha.

Deklarata e ministrit te Brendshem u be gjate nje takimi te bordit te paleve te interesuara e organizuar nga Pameca.

Top Channel