Berisha: Opozita po sulmon investimet

30/09/2010 10:45

Kryeministri Sali Berisha akuzoi opozitën se po sulmon cdo hap që bëhet drejt biznesit dhe investimeve.

Në seancën e sotme plenare, Berisha shprehu keqardhje për gjendjen aktuale të opozitës e cila është shndërruar në një forcë antitreg.

“Ju bëni zhurmë për kasat e taksimetrat sepse kërkoni të mbuloni pallatet 35-katëshe të ‘leprit'”, tha Berisha.

Shefi i qeverise deklaroi se ligji për koncensionet është transparent dhe ftoi që opozita të bëjë kontrolle për të parë nëse ka apo jo shkelje.

Top Channel