Spahiu: Drejtësia, në udhëkryq

28/09/2010 15:25

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu e konsideron drejtesinë në një udhëkryq pasi sipas tij mjaft reforma të rëndësishme janë paralizuar.  (UPDATE)

Nje nder to sipas tij eshte edhe deshtimi prej 2 vitesh i mos ngritjes se Gjykates Administrative si pasoje e mos kalimit te projektligjit per kete gjykate ne parlament.

“Qytetarëve u duhen vite per te zgjidhur nje ceshtje administrative nderkohe qe Gjykata Administrative mbahet peng nga politika. Ky ligj do të bënte të mundur që për pak kohë të ezauroheshin të gjithë shkallët e gjykimit”, tha Spahiu.

Spahiu theksoi se mos funksioni i Gjykates Administrative ka sjelle edhe fluks ceshtjesh dhe mos cilesi ne gjykim

“Nuk mundet që partitë të pengojnë funksionimin e gjykatave. Pushteti gjyqësor nuk mund të pengohet nga konfliktet në kuvendin e Shqipërisë”, tha Spahiu.
 
Nenkryetari i KLD-së i dha keto deklarata gjate nje takimi ne Gjykaten e Tiranes ku u prezantuan si gjyqtare te sapo dekretuar rinj magjistratet e rinj.

Top Channel