Komisioni i Ligjeve, debat për pasaportat

28/09/2010 10:10

Një sërë debatesh janë regjistruar sot në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku është diskutuar cështja e pasaportave dhe kartave biometrike.

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka deklaruar se ligji për këto dokumente nuk sjell të reja, por vetëm përshtatje të terminologjisë.

Por këtu ministri ka hasur reagimin e PS, e cila tha se ka konstatuar një sërë abuzimesh me procesin e përgatitjes së pasaportave dhe kartave të identitetit, të cilat kanë ndikuar sipas saj në procesin zgjedhor të 28 qershorit.

“Janë vërejtur raste korruptive me pasaportat dhe kartat e identitetit. Rastet e konstatuara datojnë më 28 qershor”, ka deklaruar deputeti Sajmir Tahiri.

Por Basha nga ana e tij nuk ka hezituar t’i cilësojë konstatimet e opozitës si “të pavenda”.

“Konstatimet e opozitës janë dashakeqe, pasi ndërkombëtarët na kanë vlerësuar. Nëse keni fakte për korrupsion, atëherë paraqitini tek Ministria e Brendshme”, ka deklaruar Basha.

Top Channel