Basha: Akuza të pavërteta për Kulicajn

28/09/2010 10:45

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha hodhi poshtë akuzat e Partisë Socialiste dhe të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti për zëvendesdrejtorin e përgjithshem të Policisë se Shtetit, Agron Kulicaj.

“Akuza të pavërteta bëhen për punonjësit e policisë që punojnë. Deklaratat e ish-ministrit Prifti jane te ndryshme me ato që vijnë nga Partia Socialiste”, tha Basha.

Sipas ministrit kushdo që ka fakte për akuzat e ngritura mund t’i drejtohet policisë.

Top Channel