Topi i dorëzon Dedes dekretin e emërimit

27/09/2010 20:00

Presidenti i Republikës Bamir Topi, gjatë një takimi të veçantë të zhvilluar në zyrën e tij, i dorëzoi sot në mesditë zotit Bashkim Dedja, dekretin e emërimit si kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zoti Vladimir Kristo.

Presidenti vlerësoi punën Gjykatës Kushtetuese gjatë drejtimit nga zoti Kristo.

Njoftimi i Presidencës bën të ditur se presidenti e përgëzoi gjithashtu kryetarin e ri dhe i uroi suksese në drejtim të institucionit më të lartë kushtetues.

Kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese, zoti Bashkim Dedja, falenderoi presidentin për besimin, duke e siguruar se do të zbatojë me përpikmëri e korrektësi Kushtetutën dhe i paanshëm në kryerjen e detyrës së lartë, përfundon njoftimi i zyrës së shtypit të Presidencës.

Top Channel