SHISH, informacione për pasuritë

27/09/2010 20:30

Pothuajse një javë pasi Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive deklaroi 50 emrat e zyrtarëve të lartë në vend, pasuritë e të cilëve do të kalojnë në sitë, kreu i saj Adriatik Llalla u takua këtë të hënë me prokuroren e përgjithshme, Ina Rama dhe kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.

Takimi i cili u bë në zyrën e kryeprokurores dhe pa praninë e mediave, sipas një njoftimi zyrtar, u fokusua në bashkëpunimin e mëtejshëm mes këtyre tre institucioneve edhe pse kordinimi i punës mes tyre është i rregulluar me një memorandum bashkëpunimi të firmosur në maj të 2009-s.

Burime të prokurorisë pohuan se takimi mes drejtuesve të këtyre institucioneve ka qenë për çështje konkrete.

Sipas njoftimit zyrtar tre drejtuesit e lartë trajtuan probleme që kanë të bëjnë me çështjet aktuale dhe që janë edhe në fokus të opinionit publik.

Top Channel