PS: Aferë me shitjen e kasave

27/09/2010 13:20

Partia Socialiste akuzon qeverinë se po bën biznes me pajisjen me kasa të tregtarëve.

Në një deklaratë për mediat, deputetja socialiste Mimi Kodheli shprehet se afera në kurriz të tregtarëve do të zbardhet, ndërsa thekson se qeveria në vendimin e saj për pajisjen me kasa nuk përcakton cmimin.

“Kompaninë shitën kasat nga 450 në 600 euro, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Evropian shiten 100 deri në 130 euro. Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave Ridvan Bode kanë monopolin e tyre në këtë aferë, ndërsa fitimi llogaritet në 40 milionë euro”, u shpreh Kodheli.

Top Channel