KLD miraton sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve

27/09/2010 12:00

Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi në një seancë të vecantë sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve përmes pikëve.

Sipas sistemit, emërimet do të behën mbi sistem meritokracie dhe magjistratët do të kenë përparësi sipas rezultateve.

“Sistemi i vlerësimit me pikë u asistua nga ekspertë të EURALIUS”, tha nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu.Sipas tij vlerësimi bazohet edhe mbi vjetërsinë, rezultatet dhe titujt shkencorë.

Top Channel