Fier, LSI mbron Priftin

27/09/2010 15:45

Gjate një mbledhje të kryesisë së LSI-së në qarkun e Fierit, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i kësaj force politike Ilir Meta, është kërkuar që Dritan Prifti të mos largohet nga partia dhe që dy drejtuesit e lartë të gjejnë një zgjidhje të konfliktit.

Burime brenda kesaj mbledhje komentojne se takimi me kreun e LSi-së u duk me shume si nje matje pulsi per strukturat e LSI-së në Fier ku Dritan Prifti mban qe prej zgjedhjeve postin e kryetarit te komanduar te deges. Pas mbledhjes Meta anashkaloi pergjigjet per Priftin duke deklaruar se LSI eshte nje parti e hapur.

“Unë jam shumë i kënaqur për solidaritetin që gjej këtu në emër të LSI-së, pikërisht për këtë politikë që synon forcimin e strukturave të saj dhe në këtë drejtim edhe të një raporti më të ngushtë”, tha Meta.

Me heret kreu i LSI ishte ne nje takim me strukturat e partise se tij ne qytetin e Beratit. I shoqëruar nga deputeti Nasip Naço dhe ministri Petrit Vasili, Meta në fjalën e tij përpara anëtarësisë është nuk është ndalur në situatën politike në vend dhe akuzat e ngritura së fundmi ndaj tij nga Dritan Prifti, por ka vlerësuar kontributin e LSI-së për liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit.

“Jemi një forcë politike që në sjelljen e saj kushtëzohen dy elementë që janë interesat e vendit dhe përshpejtimi europian i tij”, tha Meta.

Top Channel