Vlorë, arrestohen vrasësit e pensionistit

26/09/2010 21:00

Drejtoria e Policisë së Vlorës ka arrestuar tre shtetas nga Laçi, të cilët dy ditë më parë kryen vrasjen e një pensionisti në Sarandë.

Ledjan Doçi, 27 vjeç, Aleksandër Gjoni, 27 vjeç dhe Pashk Doçi, 50 vjeç u prangosën nën akuzën e vrasjes.

Gjatë një komunikimi me mediat, zëdhënësja e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë tha se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë planifikuar vjedhjen e 90-vjeçarit, Vasil Roshi, kanë hyrë në banesën e tij, duke i marrë shumën prej 1 milion e 400 mijë lekë.

Më pas e kanë lidhur dhe vrarë atë, duke e goditur me thikë. Arrestimi i tyre u bë edhe në bashkëpunim me policinë e Lezhës.

Top Channel