Shpërthim në Shkodër, tronditet qyteti

25/09/2010 09:00

Një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga aktivizimi i një sasie eksplozivi ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin verior të Shkodrës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave për fat të mirë nga sulmi nuk ka pasur të lënduar.

Sipas burimeve, shpërthimi ndodhi fare pranë banesës së shtetasit Zef Kola, duke shkaktuar vetëm disa dëme materiale.

Burimet shtojnë më tej se agjentët e anti-krimit kanë nisur hetimet mbi ngjarjen, shkaqet e të cilës janë ende të paqarta.

Top Channel