PS: Kasat, aferë korruptive

25/09/2010 15:40

Opozita vazhdon të akuzojë qeverinë se po bën biznes me kasat fiskale në kurriz të tregtarëve.

Deputeti socialist Eduard Shalsi tha se te cmimi i kasës fiskale qeveria ka shtuar edhe cmimin e korrupsionit të saj.  

“Pse një tregtari i duhet të paguajë 500-600 euro kur kosto është shumë e ulët. Shqiptarët nuk duan dhe nuk do të paguajnë jo kasat, por korrupsionin që Berisha dhe qeveria e tij po bëjnë”, tha Shalsi.

Deputeti socialist shtoi se qeveria Berisha po tenton te fuse duart edhe te taksat lokale. “Dje doli me nje skeme te re, e cila natyrisht nuk cenon fitimet e oborrit te tij, por kerkon te fuse duart ne buxhetin e pushtetit vendor”, u shpreh Shalsi.

Nje dite me pare gjate mbledhjes se Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha tha se qeveria po ben gati nje ligj sipas te cilit shuma qe tregtaret e vegjel do te paguajne per blerjen e kases fiskale, do t’u zbritet nga taksat vjetore te bashkise.

Top Channel