LSI: Akuzat e Priftit, të papranueshme

25/09/2010 12:35

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama reagoi pas akuzave të nënkryetarit të kësaj force politike Dritan Prifti, se Ilir Meta po komunikon prej dy muajsh me kreun socialist Edi Rama për rrëzimin e qeverisë “Berisha”.

“Koalicioni me Partinë Demokratike është vendim i forumeve të LSI-së dhe ne do të vazhdojmë bashkëqeverisjen me këtë forcë politike. Akuzat për flirte politike janë të papranueshme”, tha Rama.

Sipas Ramës, për Priftin Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive duhet të verifikojë pasurinë e Priftit dhe 1. 8 milionë eurot e përfituara nga shitja e fabrikës.

Top Channel