Fier, në më pak se një vit mbi 150 të helmuar

25/09/2010 09:10

Rastet të shumta intoksikimesh në rrethin e Fierit. Sipas statistikave të spitalit rajonal të Fierit mësohet se rastet më të shumta i përbëjnë fëmijët, të cilët nga pakujdesia e të rriturve kanë konsumuar medikamente e për pasojë janë helmuar.

Ndërkohë që statistikat e spitalit nxjerrin gjithashtu raste të shumta të helmimeve nga gazi, nga zonat e naftës si dhe nga pickimi I insekteve të rrezikshëm.

Shënohen shifra të larta të helmimeve në rrethin Fier, duke e kthyer këtë fenomen në një problem mjaft të mprehtë për komunitetin.

Sipas statistikave të spitalit të Fierit për periudhën e deritanishme, numri total I intoksikacioneve shkon në 154 raste.

Duke ju referuar të dhënave konfirmohet se gati 50% e tyre janë fëmijë. Helmimet në shumicë e rasteve të regjistruara për këtë vit rezultojnë të kenë ndodhur nga përdorimi I medikamenteve, lëndët kimike, gazi dhe fostoksina.

Top Channel