Bode: Hetim për kasat

25/09/2010 20:00

Ministri i Financave deklaron se qeveria ka nisur proçedurat per verifikimin e çmimit të kasave fiskale në treg nëse këto çmime janë reale apo abuzive nga ana e kompanive.

“I kemi kërkuar tatimeve të ngrenë një grup që të verifikoj çmimet e kasave, pasi kompanitë thonë se kanë vetëm 10-15% fitim nga shitja e tyre. Nëse vërtetohet që kompanitë po abuzojnë ato do të ndëshkohen”, deklaroi Bode.

Ai tha se deklaratat e opozitës për korrupsion të qeverisë me proçesin e kasave kanë për qëllim dështimin e këtij proçesi.

“Kjo masë është shumë e rëndësishme për të mënjanuar korrupsionin dhe evazionin fiskal, por mister 20% kërkon bllokimin e një proçesi për të mbajtur qendrime, manipuluar dhe abuzuar me qendrime klienteliste, politike dhe për të mbajtur në këmbë 20% e praktikës së tij korruptive”, është shprehur Bode.

Kreu i financave edhe njëherë deklaroi se proçesi i pajisjes me kasa fiskale për të gjithë bizneset në vend, është një proçes i pakthyeshëm, ndaj ftoi ata ta blejnë kasën pasi shuma e paguar për të do t’u njihet dhe do t’u zbritet nga taksat e bashkisë.

Top Channel