Topi: Presionet? Nuk tërhiqem

24/09/2010 19:55

Presidenti i Republikës, Bamir Topi në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka komentuar situatën politike, marrëdhëniet me kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Topalli si edhe paktin e ujrave me Greqinë.

Duke folur për çështjet politike siç është rrëzimi i dekreteve apo polemikat e tjera për gjyqtarët, presidenti pranoi indirekt presionet politike nga mazhoranca, por deklaroi se nuk tërhiqet dhe se ka respektuar vetëm Kushtetutën.

“Presidenti asnjëherë nuk është intimiduar nga kritikat dhe presionet politike dhe do të vazhdoj të ushtroj me gjakftohtësi profesionin deri në përfundimin e mandatit”, është shprehur Topi.

Duke folur për marrëveshjen për ujërat me Greqinë, Topi theksoi së janë disa rrugë që mund të ndiqen për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes dy vendeve.

“Ka disa rrugë të mundshme që mund të ndiqen, por duhet të merret parasysh edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë që konsiderohet edhe si garant i Kushtetutës. Një nga këto rrugë të çon në zgjidhjen e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare”, theksoi Topi.

Top Channel