Rritja e energjisë, KESH e OSSH shpjegojnë arsyet

24/09/2010 15:45

Drejtori i përgjithshem i CEZ, kompanisë që ka monopolin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri, shpjegon se pse kompania po kërkon sërish rritjen e cmimit të energjisë për konsumatorët, këtë herë në masën rreth 12 për qind.

“Brenda ketij aplikimi per tarifen e re ne perfshijme perpjekjet tona se si te permiresojme situaten aktuale, sepse per veprimtarite qe po bejme tani dhe ato qe do te kryejme edhe gjatë vitit ne vijim do te donim te paguheshim pak me shume. Ne kete aplikim perfshihen edhe vellimi i planit tone te investimeve, të cilat do të jenë të larta, por edhe kostot për sherbimet ndaj atyre personave qe nuk jane te lidhura ne rrjet”, tha Joseph Hejsek, drejtori i CEZ.

Por zoti Hejsek nënvizoi edhe një tjetër faktor që sipas tij rrit cmimin e energjisë në Shqipëri.

“Nese do te kemi disipline te mire ne pagesen e energjise atehere nuk do te kemi cmime te larta energjie. Sepse ata qe paguajne tashme po paguajne edhe per te tjeret qe nuk e bejne nje gje te tille”, shtoi Hejsek.

Rritje cmimi, edhe më të fortë, ka kërkuar edhe KESH, i cili i ka propozuar Entit Rregullator dy skenare. I pari e rrit pjesen e cmimit qe perfiton KESH me dy here, ndersa i dyti me 2.6 here.

Nese Enti do të miratojë të dy kërkesat si KESH ashtu dhe OSSH, cmimi total për konsumatorët mund të rritet edhe mbi 30 për qind. Qeveria thotë se nuk ndërhyn në këtë proces.

“Autoriteti i cili vendos per tarifat e cmimit te energjise eshte Enti i rregullotaor i energjise, nje institucion i pavarur nga qeveria”, tha ministri i Energjitikës, Ilir Meta.
Aktualisht cmimi mesatar i energjisë elektrike është 9.5 lekë për kilovat orë. Tani mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi final i Entit Rregullator, që ende nuk ka filluar t’i shqyrtojë kërkesat e dy kompanive.

Top Channel