PS: Berisha-Meta, koalicion i korruptuar

24/09/2010 13:45

Partia Socialiste reagon ndaj deklaratave të kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, sipas të cilit Edi Rama përmes Dritan Priftit ka kërkuar organizimin e një puci parlamentar.

“Meta është një njeri i paqëndrueshëm. Eshtë e qartë se koalicioni mes Berishës dhe Metës është një koalicion pazaresh, i korruptuar, i falimentuar që po shkatërron ekonominë e vendit, po varfëron shqiptarët dhe po grabit cdo pasuri publike në këtë vend”, tha deputeti socialist Taulant Balla.

Deputeti kërkoi që qeveria të japë përgjigje për akuzat e rënda bërë nga ish-ministri i Energjitikës Dritan Prifti në emisionin “Top Story”, për Agron Kuliqi, që sot është nendrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për drejtimin e një rrjeti kriminal nafte.

Balla kërkoi po ashtu që prokuroria të nisë menjëherë hetimet për zbardhjen e akuzave.

Top Channel