Berisha: Lobim për vizat dhe Kosovën

24/09/2010 18:30

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar në mbledhjen e qeverisë, vizitën e tij në samitin kundër varfërisë në OKB.

Ai ka theksuar se vendi ynë ka qenë një shembull pozitiv për rritjen e shpejt ekonomike që ka pësuar vitet e fundit.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se ka lobuar për çështjen e liberalizimit të vizave dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Shqipëria në një kohë të shkurtër për nivelin ku kishte qenë dhe çfarë ka arritur ishte një shembull frymëzues siç me shprehën shumë nga kolegët delegatë të vendeve të ndryshme”, është shprehur Berisha.  

“Kam biseduar edhe për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës sidomos pas vendimit të gjykatës së Hagës që e bëri këtë proçes legjitim. Gjithashtu kam biseduar edhe për çështjen e liberalizimit të vizave me liderë të Francës, Gjermanisë dhe Spanjës”, deklaroi Berisha.

“Presidenti Sarkozi me premtoi se do të vizitonte Shqipërinë. Të njëjtën gjë ka premtuar edhe kancelarja Angela Merkel për të vendosur Shqipërinë në axhendën e vizitave për vitin e ardhshëm”, theksoi Berisha.

Top Channel