Përmeti mbetet pa ujë

23/09/2010 09:55

Qyteti i Përmetit ka rreth 10 ditë me vetëm 30 minuta ujë të pijshëm. Shkak për këtë është bërë djegia e elektromotorit të pompës kryesore që furnizon qytetin.

Gjendja financiare e ndermarrjes eshte pothuajse bosh duke bere të pamundur riparimin. Ndërmarrja e Ujësjellesit eshte shoqëri anonime me buxhet të pavarur. Drejtuesit e saj nuk japin asnje pergjigje se kur do te sigurohet nje pompe e  re. Kjo ka irrituar banoret permetare por edhe institucione si cerdhja apo konvikti, por edhe zyrtare te bashkise.

Bashkia e Përmetit kerkon nderhyrje urgjente per te zgjidhur kete problem qe po prek te gjithe. Qyteti i Përmetit rrethohet nga lumenj dhe burime ujore te bollshme.

Top Channel