OSSH, ndërron emër, bëhet “CEZ Shpërndarja”

23/09/2010 08:50

Planet e kompanisë çeke prekin edhe emrin e kompanisë që menaxhojnë prej dy vitesh. 

Pasi u mësuan me emrin OSSH në faturat e tyre, pas shumë vitesh me KESH-in, që edhe sot e ngatërrojnë, tani konsumatorët do të kenë një tjetër identifikim të kompanisë ku paguajnë detyrimit: “CEZ Shpërndarja”.

Kompania deklaron se do të ndryshojë edhe forma e faturimit, që do të jetë elektronike dhe tërësisht transparente, si dhe mënyra e pagesave të faturave.

Ndryshe nga sa deklarohet në ERE, CEZ pretendon se do të investojë në vitin 2011 rreth 100 milionë euro.

Kompania aktualisht nuk po gëzon imazh pozitiv te konsumatorët për shkaqe që lidhen me tarifat e dritave, mbifaturimin dhe abuzimin që kryejnë teknikët e OSSH-së.

Pakënaqësitë shtohen kur mungon furnizimi me energji elektrike, që në disa zona të vendit e kapërcen kufirin e durimit, aq sa vë në rrezik aktivitetin privat të kompanive.

Top Channel