Milloshoski: Thellim raporteve me Shqipërinë

23/09/2010 17:20

Maqedonia ka deklaruar se është e gatshme të thellojë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. 

Qëndrimi është bërë publik nga ministri i Jashtëm Antonio Milloshoski, i cili ka uruar homologun e ri shqiptar Edmond Haxhinasto, me rastin e marrjes së detyrës.

“Shpreh bindjen time se ne do të vijojmë së bashku intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve tona miqësore”, ka deklaruar Milloshoski.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi është në interes të zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit.

Top Channel