Meta: Prioritet politikave ekonomike e sociale

23/09/2010 18:55

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, njëkohësisht ministër i Ekonomisë, ka deklaruar se do t’i kushtojë vëmendje të vecantë ekonomisë shqiptare. 

Në një takim me deputetët dhe simpatizantët e partisë së tij, Meta ka dhënë garancinë se këtë vit rritja ekonomike do të prekë shtresat në nevojë.

“Përqendrimi ynë tek politikat ekonomike dhe sociale do të jetë masiv. Ekonomia jonë po kalon një rritje të qëndrueshme dhe kjo rritje do të shkojë në ndihmë të shtresave në nevojë”, ka pohuar Meta.

Numri dy i qeverisë ka nënvizuar se një tjetër prioritet i dikasterit të tij do të jetë denoncimi i abuzimeve dhe i aferave korruptive.

Në fund të fjalimit të tij, Meta ftoi elektoratin e tij të paraqitet në qendrat e votimit të kryeqytetit, në mënyrë që të votojnë për kandidatët më të mirë. “Le ta kthejmë 26 shtatorin në një ditë të madhe”, ka shtuar Meta.

Top Channel