Kreu i Kushtetueses kalon edhe në parlament

23/09/2010 13:00

Me votat e mazhorancës, parlamenti miratoi dekretin e presidentit për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Kandidatura kaloi me 74 vota pro në një seancë ku mungonte opozita.

Votimi për zotin Dedja u zhvillua i hapur. Emri i tij u bë publik dy ditë më parë nga presidenti, ndërsa Komisioni i Ligjeve e kaloi atë pa debat në kuvend.

Top Channel