Hamallaj, banorët kërkojnë legalizimin e banesave

23/09/2010 09:35

Banorët e Hamallaj në Durrës kanë dalë sërish në protesta duke kërkuar legalizimin e banesave të tyre, të cilat janë pa leje.

Po ashtu protestuesit kanë kërkuar lirimin nga qelitë të 6 personave që u arrestuan gjatë aksionit për prishjen e ndërtesave.

Banorët kërkojnë bisedime me qeverinë për pronat për gjetjen e një zgjidhjeje.

Top Channel