Fushë-Krujë, mbeturina në anë të rrugës

23/09/2010 10:00

Vetëm 500 metra nga rruga kryesore qe lidh Fushë Krujën me Krujën, bashkia e Fushë-Krujës vazhdon të hedhë mbeturinat urbane.

Mbeturinat sipas banorëve të fshatit Halil të Fushë Krujës hidhen gjatë natës, ndërsa u vihet zjarri nga persona ende të paidentifikuar, për të ulur nivelin e tyre të grumbullimit.

Fusha e mbeturinave është miratuar nga Këshilli i Bashkise, ku edhe pse fshati me sheshin e mbeturinave nuk është më larg se 300 metra askush nuk ka menduar për jetën e qindra banorëve të këtij fshati.

Top Channel